Shoqata e Mamive të Kosovës dhe grup i Mamive “FamilyStart” nga Zvicra, bëjnë shkëmbim përvojash.
Mamia Sadije Llalloshi përmes një ligjërate prezantojnë rolin e mamive në Kosovë nga vitet 1980, ku përmes kësaj u dhanë mesazhe shumë të rëndësishme për rolin dhe kujdesin që e ofrojnë. Ndërsa, Elena Reusser mbajti një ligjeratë me temë “Fillimi i Familjes-Fillim i Sigurtë në jetë”.
Drejtori i SHSKUK-së, Curr Gjocaj tha se Mamia është edhe mjek, pasi tërë kohën është me pacientë.
Magbule Elezi, drejtoreshë ekzekutive e SHMAKS-it përmes një fjalimi tha ardhja e mamive nga Zvicra është mundësi e shkëmbimit të përvojave.
Ajo shtoi se sot po e përcjellin një mesazh shumë të fuqishëm në përmbushjen e misionit të tyre sic është fuqizimi i rolit të mamisë në Kosovë.
Pas përfundimit të ligjëratave dhe diskutimeve SHMAKS-i, bashkë me grupin e mamive nga Zvicra vazhduan vizitën në Qendrën për Mirëqenien e Gruas në Prishtinë.
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike