Prej disa vitesh, forcat policore në bashkëpunim me ekspertët e shëndetit kanë ngritur alarmin rreth një çështjeje shumë të ndjeshme, dhe të rrezikshme në të njëjtën kohë, lënia e fëmijëve vetëm në makinë.
Për fat të keq, në shumicën e rasteve këto ngjarje përfundojnë në tragjedi, siç është rasti i Addyson dhe Brynn Hawkins (përkatësisht 2 dhe 1 vjeç). Dy vogëlushet humbën jetën mëngjesin e 7 qershorit 2017-të, pasi u harruan në makinë për 18 orë në një temperaturë prej thuajse 40 gradësh. Sipas policisë federale të Texas-it, mamaja e tyre 20-vjeçare Amanda Hawkins pasi parkoi makinën pranë shtëpisë të disa miqve, vendosi t’i linte dy vajzat brenda, nga pasditja e 6 qershorit deri në orët e vona të paradites të së nesërmes dhe të argëtohej. Sipas burimeve konfidenciale, disa mikesha të Amanda-s i kishin thënë mamasë së re t’i merrte vajzat brenda pasi të qarat e tyre dëgjoheshin thuajse tërë kohës, por ajo kishte refuzuar duke thënë se qanin për gjumë. Madje sipas po të njëjtave burime, ajo kishte abuzuar me alkoolin atë mbrëmje, dhe kishte patur po ashtu marrëdhënie seksuale me një të panjohur.
Kur vendosi të kthehej në shtëpi pa se vajzat ishin në gjende shumë të rëndë. I çoi menjëherë në ‘’Peterson Regional Medical Center’’, por tashmë ishte shumë vonë. E frikësuar nga ajo që ndodhi, Amanda u përpoq të justifikohej se vajzave u kishte rënë të fikët pasi kishin nuhatur disa lule gjatë shëtitjes së tyre të përditshme. Por ekspertiza tregoi krejt të kundërtën. Dyshimet u përforcuan edhe më shumë pasi në trupin e 20-vjeçares u gjetën gjurmë lëndësh narkotike. Ditën e djeshme, Gjykata e Texas-it ka dënuar me 40 vjet heqje lirie gruan e re, nën akuzën e braktisjes së qëllimshme të fëmijëve minorenë, si dhe për dëmtime fizike dhe psikologjike. Gjatë fjalës së tij, gjykatësi N.Keith Williams u shpreh se ky ishte rasti më i rëndë me të cilin ishte përballur në karrierën e tij gati 30-vjeçare.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...