Hamdi Malushaj nga Oda e Afarizmit të Kosovës tha se ngritja e çmimeve në vendin tonë është e dëmshme për shportën e qytetarit.
Ai në `RTK Prime` tha se Qeveria duhet të gjejë një mundësi për të liruar bizneset për një periudhë afatshkurtër nga akciza dhe TVSH-ja.
Malushaj tha se problemi në vendin tonë qëndron në faktin se kur çmimet ngriten njëherë, ato më pastaj nuk bien.
“Në aspektin e shportës së qytetarit është më e dhimbmshmja, më e dëmshmja por në strategji pak më afatgjate kjo është falimentuese edhe për biznesin sepse energjia është kostoja më e lartë që merr pjesë në operimin e bizneseve. Kur po flitet që Qeveria do të subvencionojë naftën për bujqësi është veprim shumë i duhur. Madje, është dashur që Qeveria të gjejë një mundësi se si mundet për një periudhë afatshkurtër të heq dorë prej akcizës dhe prej TVSH-së, që të mos e trondisë kriza kaq fortë tregun tonë. Por, nuk duhet të harrojmë faktin se ne jemi edhe një kulturë interesante, pasi kur i ngrisim çmimet njëherë nuk i kthejmë më”, tha Malushaj.
Tutje ai ka thënë se një vend që nuk prodhon nuk ka çfarë të presë ndryshe në kriza të tilla. “Ne jemi vendi me më së paku mundësi për ta mbajtur vetën me prodhime. Kjo barrë i bjen Qeverisë për të bërë gjëra më të mira në këtë aspekt se sa që është bërë në të kaluarën apo deri tash. Por, veprimet duhet të merren shpejt dhe urgjent. Për mua energjia është kriza më e madhe e luftës në Ukrainë, aq sa po e gjunjëzon edhe Evropën. Ne kemi mund të mos e vuajmë këtë punë, sepse jemi vend energjetik dhe kemi mundur të prodhojmë”, ka nënvizuar Malushaj.
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...