Google ADS

Maloku: Vendi ka president dhe kjo çështje nuk duhet të diskutohet

18:25 | 21 Nëntor 2019
Arbresh.info

Çështja e presidentit të ardhshëm të Kosovës është njëra nga pjesët e cila po konsiderohet temë në bisedimet në mes të Lëvizjes Vetëvendosje (LV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për marrëveshjen eventuale për koalicionin e ardhshëm qeverisës, por njohësit e rrethanave politike e kanë parë me skepticizëm një gjë të tillë.

Politologu Albinot Maloku ka thënë për gazetën “Epokën e re” se posti i presidentit nuk duhet të përfshihet në këto bisedime.

Sipas tij, presidenti i vendit duhet të zgjedhet nga populli pas reformave zgjedhore të cilat duhet të ndodhin në Kosovë.

“Tradita e futjes së pozitës së presidentit në pazare politike besoj se duhet të marrë fund njëherë e mirë. Vendi ka president dhe kjo çështje nuk do të duhej të futej në diskutim. Rekomandimi i kahershëm, që të kemi president të zgjedhur nga populli, vazhdon të ketë vend dhe unë pres që përmes reformës zgjedhore edhe kjo çështje të zgjidhet”, ka thënë Maloku.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme