Google ADS

Maloku: Ministrat duhet të kenë kujdes, Haradinaj mund t’i shkarkojë nëse…

09:12 | 11 Shtator 2017
L G

Ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Naim Maloku, ka vlerësuar se kryeministri Ramush Haradinaj do të sjellë model të ri të punës në Qeverinë e re.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Maloku ka thënë se Haradinaj do të jetë kërkues si dhe do ta shkarkojë cilindo ministër që nuk i kryen obligimet dhe përgjegjësitë.

Ai ka theksuar se Qeveria Haradinaj nuk do të varet nga Lista Serbe dhe Beogradi sepse, sipas tij, Haradinaj më parë do ta çonte vendin në zgjedhje sesa që do të shantazhohej nga Beogradi.

Maloku është shprehur i bindur se Ramushi nuk do të bëjë lëshime në dëm të Kosovës për ta mbajtur pushtetin.

Ai i ka bërë thirrje opozitës të ketë rol konstruktiv kur janë në pyetje çështjet shtetërore dhe nacionale.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme