Lidhja Demokratike e Kosovës e ka ndalur “turrin e korrupsionit, kontrabandës, evazionit fiskal, që kishte instaluar qeverisja e PDK-së për vite në Kosovë”. Kështu ka thënë sot deputetja e LDK’së, Doruntinë Maloku, në Kuvendin e Kosovës.
Në fjalimin e saj në Kuvendin e Kosovës sot, ku u votua mocioni për mosbesim ndaj qeverisë së udhëhequr nga Isa Mustafa, Maloku akuzoi PDK’në se të gjitha këto i kanë penguar, prandaj ka dashur ta shkëpusë koalicionin me LDK’në.
“PDK kishte shpresuar se LDK do të shndërrohej në një satelit të saj dhe do të bëhej pjesë e kapjes së shtetit, e kapjes së sistemit të drejtësisë dhe institucioneve të pavarura. Duke e parë refuzimin e LDK-së që të bëhet pjesë e kësaj të keqeje që e ka kapluar shtetin tonë, PDK dhe lidershipi i saj me gjithë arsenalin politik dhe jopolitik , duke përfshirë edhe nëntokën, e sulmuan LDK-në, pra partnerin qeverisës, sikur të ishin parti opozitare”, ka thënë Maloku ndër të tjera.
Ajo ka thënë se “Fillimi i ri” i PDK’së “nënkupton vazhdimin e kapjes së shtetit, legjitimimin e nëntokës, korrupsionit, nepotizmit dhe frikësimit”.
Ky ishte fjalimi i plotë i Malokut në Kuvendin e Kosovës:
Të nderuar deputetë,
Jam e bindur se në historinë e shkurtër të demokracisë në Kosovë, nuk ka pasë deri më tani një qeveri dhe kryeministër më të sulmuar nga partnerët e koalicionit dhe opozita sesa kryeministri Mustafa.
Ky kryeministër u përball me një paradoks, atë të luftës nga partneri i koalicionit, Partia Demokratike e Kosovës .
PDK kishte shpresuar se LDK do të shndërrohej në një satelit të saj dhe do të bëhej pjesë e kapjes së shtetit, e kapjes së sistemit të drejtësisë dhe institucioneve të pavarura. Duke e parë refuzimin e LDK-së që të bëhet pjesë e kësaj të keqeje që e ka kapluar shtetin tonë, PDK dhe lidershipi i saj me gjithë arsenalin politik dhe jopolitik , duke përfshirë edhe nëntokën, e sulmuan LDK-në, pra partnerin qeverisës, sikur të ishin parti opozitare. Kjo që po shohim sot është se pasi Lidhja Demokratike e Kosovës nuk u bë satelite e PDK-së, PDK-ja u shndërrua sot në satelit të satelitëve që i ka krijuar vetë.
Kryeministri i përmendi të arriturat e kësaj qeverie dhe ministrave të LDK-së.
Të nderuar deputetë, arsyeja pse u shënuan këto rezultate ishte për shkak se LDK-ja e ndali turrin e korrupsionit, kontrabandës, evazionit fiskal, që kishte instaluar qeverisja e PDK-së për vite në Kosovë.
Normal që kjo i pengon PDK-së. PDK nuk e do në koalicion LDK-në sepse po i zvogëlohet hapësira për korrupsion dhe kapje të shtetit. PDK e do një partner të koalicionit që ia lë duart e lira për të vazhduar kapjen e shtetit dhe siç po shihet sot këtu, PDK-ja tashmë i paska gjetur partnerët për këtë.
Pra, “Fillimi i ri”, nënkupton vazhdimin e kapjes së shtetit, legjitimimin e nëntokës, korrupsionit, nepotizmit dhe frikësimit.
Të nderuar qytetarë, sot keni rastin ideal të shihni kush me kë është në të vërtetë.E shihni atë edhe në votimin e këtij mocioni. E shihni se kush me kë bëhet në gjysmë të rrugës, siç e tha edhe kolegu im Anton Çuni . E shihni se kush është bërë pjesë e fillimit të ri .
Z. Veseli në fund dua të të përgëzoj për progresin e vetëm që ke arritur gjatë këtij mandati si kryeparlamentar; në ditën e fundit të kësaj legjislature e paske mësuar mbiemrin e Melihate Tërmkollit .
Ju falemnderit .
Magjia e Vermoshit nën vellon e dëborës, Rama fton qytetarët...
Arbana Osmani vendos një rekord të ri në karrierën e saj
Lideri koreanoverior urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sul...
‘Unë jam më e mirë sesa që e keni meritu’, përplasen me tone...
Nga sot gomat e dimrit të obligueshme
Universitetet shqiptare, të fundit në listat e akreditimi, s...