Maloku: Kush garanton se zgjedhjet e parakohshme sjellin stabilitet më të madh politik?

08:59 | 8 Maj 2017
Arbresh.info

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Naim Maloku, nuk është i pajtimit që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Maloku në llogarinë e vet në “Facebook” ka shtruar këtë pyetje: Kush mund të garantojë se zgjedhjet e parakohshme në këto rrethana, me këto raporte ndërpartiake mund të sjellin krijim të menjëhershëm të Qeverisë dhe stabilitet më të madh politik në Kosovë?

Ky është postimi i plotë i Malokut:

“Aleatët tanë ShBA dhe Gjermania, pa të cilët rrezikohet edhe ekzistenca fizike e kombit tonë në Ballkan, bëjnë përpjekje maksimale për shuarjen e krizës (së pakuptimtë) politike në Shqipëri dhe po ashtu në Maqedoni duke qëndruar (pothuajse) hapur në krah edhe të interesave shqiptare atje.

Disa parti shqiptare, me mocionin për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës synojnë krijimin edhe të një krize politike. Kush garanton dhe në bazë të cilave fakte, që zgjedhjet e parakohshme në këto rrethana dhe me këto raporte ndërpartiake, mund të sjellin krijim të menjëhershëm të Qeverisë dhe stabilitet më të madh politik në Kosovë?

A JENI ME NE A ME ARUSHEN?”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme