Maloku: Kosova e Shqipëria nuk mund të garantojnë për Thaçin dhe të tjerët

09:54 | 3 Maj 2021
arbresh.info

Njohësi i rrethanave të sigurisë në vend, Naim Maloku, thotë se Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë shqyrtojnë garancat nga shtetet e treta dhe jo nga Kosova apo Shqipëria.

Bëhet fjalë për garancat për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe të tjerët në lidhje me lirimin me kusht.

“Gjykata Speciale pranon, dhe i shqyrton, garancat nga shtetet e treta për Presidentin  Thaçi dhe të tjerët. Pra nuk shqyrtohen garancat nga Kosova apo Shqipëria”, thotë Maloku.

Ai ka falënderuar Kroacinë dhe Slloveninë për shprehjen e gatishmërisë për të garantuar për ish-eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“E dëshmuat që ia ka vle të luftohet edhe për JU. Uroj që të përshpejtohet shqyrtimi i këtyre garancive dhe të vendosët në favor të Presidentit Thaqi dhe të akuzuarve të tjerë padrejtësisht”, shkruan Maloku./arbresh.info/

Specialja “kërkon” që shteti të garantojë për lirimin me kusht të Hashim Thaçit

Miftaraj: Përveç Osmanit dhe Kurtit edhe Meta dhe Rama mund të garantojnë mbrojtjen në liri të Thaçit

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme