Maloku flet për raportet me Haxhiun

12:44 | 30 Dhjetor 2021
Përparim Bublaku

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Ministria e Drejtësisë, duket se kanë kaluar “hidhërimet” ndërmjet tyre.

Ndërprerja e bashkëpunimit për një kohë nga këto dy institucione kishte ardhur pas një deklarate që ka kishte dhënë zëvendësministri i Drejtësisë Belerim Sallahu, i cili kishte thënë se prokurorët janë të lidhur me krimin.

Kjo kishte ngjallur reagim dhe pakënaqësi në KPK. Por kryesuesi i këtij institucioni në konferencën e fundvitit ka thënë se tashmë janë kaluar këto mos pajtime dhe se ata po marrin pjesë në hartimin e dokumenteve që kanë të bëjnë me reformën në drejtësi.

“Është fakt që kemi pasur fërkime me Ministrinë e Drejtësisë, për shkak të një deklarate të zv.ministrit. Kemi menduar që kanë qenë një deklaratë e pa përgjegjshme e cila i ka irrituar kolegët”.“Ne jemi munduar të gjejmë një gjuhë të përbashkët dhe kemi marrë pjesë në shumë grupe punuese që ka të bëjë me reformën ligjore në sistemin e drejtësisë”, ka thënë ai.

Për raportet ndërmjet këtyre institucioneve ka folur edhe ministrja Haxhiu, për të cilat ka thënë se janë më të mira se sa që duken./arbresh.info/

Haxhiu thotë se Këshilli Prokurorial po konsiderojnë se nuk duhet të ketë veting në drejtësi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme