Deputetja nga radhët e LDK-së, Doruntinë Maloku në seancën ku po diskutohet për demarkacionin ka thënë se ajo çka po diskutojnë sot përbën turpin e madh të një elite politike.
“Ajo çka po diskutojmë sot përbën turpin e madh përball të gjithëve si qytetarëve ashtu edhe aleatëve tanë. Sot po konsumojmë debatin parlamentar që do të duhej ta përfundonim para tri vjetëve. Sot disa që po diskutojnë para tri vitesh nuk donin as të dëgjonin për këtë temë”, ka thënë ajo.
Maloku ka thënë se sikur LDK të bënte të njëjtat gjëra sot siç kishte bërë VV.
“Këto tri vjet nuk u kanë shërbyer qytetarëve të Kosovës por disave për të cilët pushteti nuk ka çmim. LDK përball qytetarëve të Kosovës nuk ka kalkuluar asnjëherë as në rrethanat kur ka dorëzuar pushtetin e sot përbëjmë partinë më të madhe në Kosovë”, ka thënë ajo duke shtuar se ky debat duhet të marr fund dhe të ratifikohet demarkacioni.
Brazil/ Shembet ura, lumi kontaminohet me pesticide dhe acid...
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024