Në Kosovë shumë nga brendet e prodhimeve nuk janë origjinale.
Shumë prej tyre janë falsifikim, që synohet të shitet në treg.
Këtë e dëshmon numri i statistikave nga dogana për sasinë e konfiskuar që kanë qenë mallra fallco të cilat synohej të hynin në Kosovë.
Vetëm në këtë vit, nga muaji Janar-Gusht, numri i rasteve më mallra fallco është 103, ndërsa sasia është mjaft e madhe, 95 mijë e 176 cop malli, shkruan Indeksonline.
“Gjatë vitit 2016 nr i rasteve false 242 , derisa sasia 151,144 cope, kurse viti 2017 Janar –Gusht Nr i rasteve false 103, sasia 95,176 cp” thuhet në përgjigjen e Doganës për Indeksonline.
Sipas statistikave të ndalesave të mallrave nën dyshimin se shkelet e drejta e pronësisë intelektuale, si vend burim i mallrave vazhdon të prijë Kina më Turqinë.
Në vitin 2017 rreth 70% e rasteve të mallrave fallco janë nga Kina.
Ndërsa, në vitin 2016 rreth 60 për qind të rasteve kanë qenë më origjinë nga Kina, ndërsa 20 për qind nga Turqia.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...