Mallra në vlerë 36 milionë euro hynë nga Serbia në Kosovë, 1 milionë vetëm biskota

10:16 | 8 Qershor 2020
Arbresh.info

Për pesë muaj në Kosovë nga shteti serb kanë hyrë mallra në vlerë rreth 36 milionë euro.

Dogana e Kosovës përmes të dhënave të saj ka bërë të ditur se gjatë periudhës janar-maj 2020 në vend nga Serbia kanë hyrë mallra në vlerë saktësisht 35 mijë e 874 mijë euro.

Ndërsa pjesa më e madhe e tyre janë importuar pas largimit ta tarifës 100# ndaj mallrave serbe.

Në muajt prill dhe maj të këtij viti, nga shteti fqinj janë importuar mallra në vlerë 33 milionë e 263 mijë euro.

Mallrat e importuara janë të ndryshme duke filluar nga ato ushqimore e deri te mjete pune dhe shtëpiake.

Afër 1 milionë euro janë importuar vetëm biskota. Ato kryesisht janë të ëmbla dhe me çokollatë./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme