Policia në Malishevë të hënën ka arrestuar zëvendësdrejtorin e gjimnazit “Hamdi Berisha”, nën dyshimet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse.
Rasti dyshohet se ka ndodhur më 16 dhjetor, në ambientet e gjimnazit, ndërkaq rastin në polici e ka raportuar babai i vajzës, mbrëmjen e 20 dhjetorit.
Këtë rast për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.
“Në Stacionin policor Malishevë me datë 20.12.2021 rreth orës 21:30 është paraqitur ankuesi dhe ka raportuar një rast të “Sulmit Seksual” që kishte ndodhur ndaj vajzës se tij te mitur. Sipas ankuesit rasti kishte ndodhur me datë 16.12.2021 në ambientet e Gjimnazit “Hamdi Berisha” ne Malishevë, ku vajza e tij vijon mësimet si nxënëse e kësaj shkolle”,
Gjurkaj ka deklaruar se ngacmimi dyshohet të ketë ndodhur në njërën prej tualeteve të shkollës, ku viktima ishte brenda në tualet.
“Ngacmimi seksual dyshohet të jetë bërë nga ana e personit cili në këtë shkollë mbanë pozitën e zëvendës drejtorit. Ngjarja sipas ankuesit kishte ndodhur në njërën prej banjave te kësaj shkolle kur viktima ishte brenda ne tualet dhe aty kishte hyrë edhe i dyshuari dhe e kishte ngacmuar seksualisht viktimën”, ka deklaruar ai.
Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Lidhur me këtë rast është intervistuar viktima dhe i dyshuari si dhe disa dëshmitarë. Hetimet janë ne fazën e grumbullimit të provave te tjera dhe për zhvillime të mëtejme ju njoftojmë me raport shtesë. Me vendim te prokurorit i dyshuari ndalet ne mbajtje për 48 orë”, ka thënë Gjurkaj. /arbresh.info/
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...