Sot është shëruar edhe një person nga Komuna e Malishevës, i cili ishte i prekur me COVID-19, duke e quar numrin e të shëruarve në 74 dhe më këtë mbetet vetëm edhe një rast aktiv.
Shërimi i pacientit të 74 është konfirmuar në raportet e komunikimit zyrtarë në mes të komunës dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, si dhe nga vet personi i shëruar.
Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha e ka konfirmuar shërimin e pacientit dhe e ka uruar atë, dhe në të njëjtën kohë i dëshiron shërim sa më të shpejtë edhe pacientit të fundit, i cili është në fazën e fundit të shërimit.
“Shfrytëzoj rastin ta uroj të shëruarin, si dhe pacientit të fundit ti dëshiroj shërim sa më të shpejt. Po ashtu me këtë rast falënderoj të gjithë profesionistët shëndetësor dhe profesionistët e IKSHP-së, me në krye dr. Naser Ramadanin, për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm në luftën e përbashkët ndaj COVID-19”, ka thënë Berisha, në emër të shtabit komunal për menaxhimin e situatës me COVID-19 në Malishevë.
Po ashtu nënkryetari Berisha, ju ka bërë thirrje edhe njëherë të gjithë qytetarëve të Komunës së Malishevës, që pavarësisht heqjes së kufizimit të lëvizjes dhe hapjes së xhamive, të vazhdojnë të jenë të kujdesshëm, sikur deri më tani dhe ti zbatojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore, në mënyrë që mbrohemi nga prekja me virusin korona, pasi kjo është mënyra vetme e luftimit të këtij virusi.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...