Në komunën e Malishevës sot janë konfirmuar katër (4) raste të reja me Covid-19.
“Sot në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar katër raste të reja me covid-19. Të dhënat janë të konfirmuara nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës në komunikimin e rregullt me Komunën e Malishevës, si dhe nga kontaktet me rastet në terren. Raste e reja të regjistruar sot vijnë nga këto vendbanime: 2 raste në Drenoc dhe 1 rast në Lladrvoc dhe Temeqinë”, thuhet në njoftim, transmeton arbresh.info
Ndërsa gjendja e përgjithshme me koronavirus në Malishevë tregon se nga 14 marsi e deri më sot janë regjistruar 428 raste pozitive, 307 prej tyre janë shëruar, 27 persona kanë vdekur dhe 94 persona aktualisht janë aktiv me Covid-19.
“Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga data 14 mars 2020 e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 428 raste, prej tyre 307 janë shëruar, 27 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 94 persona.”/arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...