Google ADS

Malishevë, nuk dihet nga u infektuan dy personat e fundit të konfirmuar

01:10 | 5 Prill 2020
Trina Galanxhi

Gjendje alarmante po paraqitet në Malishevë teksa po vazhdon të rritet numri i personave të infektuar me koronavirus.

Nënkryetari i komunës, Hajdin Berisha në një lidhje të drejtpërdrejtë në Facebook ka thënë se aktualisht kjo komunë ka 41 raste të konfirmuara me COVID-19, shkruan lajmi.net.

Lajmi i keq, siç ka bërë të ditur Berisha është se ende nuk dihet se nëse dy personat e fundit të konfirmuar sot me koronavirus në Malishevë janë raste kontakti, apo mënyra se si ata janë prekur nga COVID-19

“IKSHP nuk ka dhënë ndonjë version nëse këta janë persona kontakti, mirëpo është duke bërë hulumtimet. Unë mund të konfirmoj se gjendja shëndetësore e të infektuarve më herët është stabile. Katër pacientë nga Malisheva sot janë shëruar definitivisht. Në Malishevë janë shëruar gjashtë qytetarë”, ka thënë Berisha.

Deri tani, në tërë territorin e Kosovës janë konfirmuar 140 raste me koronavirus.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme