Në një tubim të madh, sonte kandidati për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj ka kërkuar mbështetje për fitoren në zgjedhjet e 6 tetorit, ku u shpreh i bindur se në çfarëdo opsioni Nisma Socialdemokrate do jetë faktori kryesor në qeverisjen e ardhshme që do dal nga zgjedhjet e 6 tetorit.
Pretendenti për kryeministër para bashkëqytetarëve të tij tha se angazhimi i tyre varet se sa do jetë e fuqishme fitorja e Nismës në zgjedhjet e 6 tetorit.
“Këtë parti e kemi dizajnuar, atje e kemi përgatitur në këto zgjedhje, nëçfarëdo variante ka me qenë fituese. Veprimin politik, angazhimin politik, taktikat politike, besoj i përcjellni qysh janë dizajnuar, në çfarëdo variante ne kemi qenë fitues, por varet nga ne se sa kemi me qenë të fuqishëm në këtë fitore”, tha Limaj.
Kandidati për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD, teksa kërkoi angazhim të madh drejt fitores, tha se Malisheva nuk është “ajam” i partive tjera politike, por vetëm i Nismës Socialdemokrate.
“Sot jemi në një moment të rëndësishëm, ku ajo Malisheva e harruar iu kthye dinjiteti, për dy vitet e fundit në qeverisjen tonë janë dhjetëra projekte të realizuara në komunën tonë, janë angazhuar me dhjetëra djem e vajza në detyra e në projekte… Do ndryshojnë rrethanat, djem e vajza do varet shumë nga angazhimi juaj, e i jonë i përbashkët, e do ndryshohet pozicioni i Nismës.P as 6 tetorit ju e keni në dorë për të vendosur përsëri, ju duhet me vendos se si doni me vendos komunën por edhe familjet tuaja… Natyrisht jemi në një vend demokratik dhe ky vendi ynë është i lirë për t’u vizituar e trajtuar nga të gjitha subjektet politike, por të gjithë atyre duhet t’u thuhet që në Malishevë nuk është ajami për te tjerët”, tha Limaj.
Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi në këtë tubim paraelektoral në Malishevë tha se në këtë komunë më 6 tetor do ketë vetëm votime, pasi që zgjedhja për ta është vetëm Fatmir Limaj. Ai kërkoi angazhim maksimal për të quar Nismën Socialdemokrate drejt fitores së madhe.
“Nëse në komunat ka zgjedhje më 6 tetor, në Malishevë nuk ka zgjedhje më 6 tetor, në Malishevë do ketë vetëm votime më 6 tetor edhe Malisheva do shkoj tek kutit e votimeve ama të thuhet së në Malishevë ka zgjedhje më 6 tetor është jo serioze”, tha ai.
Kryetari i komunës së Malishevës i cili vjen nga Nisma Socialdemokrate, Ragip Begaj tha se në emër të Zotit kjo parti do jenë fituese në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit. Kryetari i degës së Nismës në Malishevë teksa ka kërkuar mbështetje të thellë për fitore, tha se gjatë dy viteve qeverisje të tij në këtë komunë janë bërë investime të mëdha për të rinjtë.
“Krejt çka kemi bërë, kemi bërë për juve, krejt këtë rrugë që e kemi trasuar, e kemi trasuar për juve, që ju të keni një të ardhme të mirë të keni perspektiv të mirë dhe po besoj se është duke ardhur perspektiva, sepse Malisheva është bashkë dhe do të jetë gjithherë bashkë. Duhet t’i shuajmë të gjitha konceptet tjera, sepse ky është burim i Malishevës burim i joni, vetë e kemi fuqizuar dhe tani jemi bashkë më krejt Kosovën, bashkë me të gjitha komunat tjera… Kot mashtrohen të tjerët me ardhur në Malishevë me mashtrua njerëz, sepse Malisheva nuk është mashtrua asnjëherë dhe nuk mashtrohet kurrë”, tha Begaj. Kandidatët për deputet në Kuvendin e Kosovës nga partia Nisma Socialdemokrate nga Malisheva janë Haxhi Shala, Arbreshë Krasniqi, Vesel Krasniqi, Enver Hoti, Rexhep Mazdreku dhe Shukrije Bytyçi.
Kurti takon mërgatën në Oslo
Perez dhe Ancelotti kanë identifikuar lojtarin ‘problematik’...
Trump zgjedh këshilltaren e tij Susie Wiles si shefen e ardh...
Moti në Shqipëri do të jetë me kthjellime dhe vranësira të p...
AAK prezanton sot kandidatët për deputet nga Rahoveci
Pacolli ndan fotografi nga festa e Donald Trump: I bindur që...