Analisti Shkëlzen Maliqi ka thënë se debati i kandidatëve për kryetar të komunës së Suharkës, nuk pati ndonjë plan konkret nga ta, se s’i mund të qartësojnë problemet e pakta që ka kjo komunë.
Në Analiza Zgjedhore, tutje Maliqi, ka thënë se në zgjedhjet lokale pritet një betejë e subjekteve partiake për balotazh, por që sipas tij tani nuk pritet ndonjë replikim i ashpër ndaj njëra tjetrës pasi pritet që pas rezultateve ndonjë koalicion i mundshëm, transmeton Klan Kosova.
”Suhareka në të vërtetë nuk ka probleme të mëdha. Nuk ka ndonjë gjë dramatike atje pos këtyre gjërave që po diskutohen”.
”Ata që e kishin përgatitur në letër, dukeshin më të veçantë. Nuk jam i Suharekës nuk i di shumë problemet”.
”Po pritet që rezultati i zgjedhjeve lokale ta shtyej këtë procesin e ndryshimeve që ka ndodh në qershor”.
”Edhe në nivelin lokal, lufta për balotazh është në mes dy tre deri katër subjekte aktualisht. Tek kryetarët e komunave garojnë veç por në kuvendet lokale janë shumë të rëndësishmë dhe aty nuk e kemi ende modelin e një shtetit demokratik që niveli lokal nuk kushtëzohet me armiqësitë në nivelin qendror”.
”Të paktën nuk po shoh ndonjë armiqësi për balotazh. Të gjitha partitë synojnë në balotazh. Rrallë kush synon të fitojë. Nuk e di nëse do të ketë ndonjë komunë ku do të ketë fitore të pastër”.
”Askush nuk akuzon partinë tjetër në mënyrë të ashpër sepse secili llogarit që pas zgjedhjeve në ndonjë koalicion të mundshëm”.
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...