“Gabimi më i madh gjatë procesit të demarkacionit ka qenë mbajtja në fshehtësi e krejt punës, pasi tani njerëzit tani mendojnë se Kosova si palë ka negociuar për të vendosur ku do të jetë kufiri. Shpërbërja e Jugosllavisë është bërë mbi bazat e kufijve administrativ dhe Komisioni ka pasur për detyrë vetëm ta vërtetojë kufirin tonë”
Opinionisti Shkëlzen Maliqi ka thënë se, për dallim nga narracioni që i është shërbyer publikut, komisioni që ka bërë demarkimin e kufirit me Malin e Zi vetëm ka vërtetuar kufirin administraitv që Kosova ka pasur si pjesë e ish-Jugosllavisë.
Në Zona e Debatit në Klan Kosova, ai ka deklaruar se kufijtë janë siç kanë qenë para suprimimit të autonomisë në vitin 1989 dhe se është manipuluar me faktet, duke krijuar perceptimet se kemi humbur territor nga procesi i shënjimit të kufirit me Malin e Zi.
“Gabimi më i madh gjatë procesit të demarkacionit ka qenë mbajtja në fshehtësi e krejt punës, pasi tani njerëzit tani mendojnë se Kosova si palë ka negociuar për të vendosur ku do të jetë kufiri. Shpërbërja e Jugosllavisë është bërë mbi bazat e kufijve administrativ dhe Komisioni ka pasur për detyrë vetëm ta vërtetojë kufirin tonë”.
“Në anën tjetër, perceptimet tjera, si kufiri në Kullë e Çakorr janë perceptime të një kohe të shkuar, kur kufijtë kanë lëvizur. Manipulimi politik ka ardhur nga ky fakt, pasi kufijtë janë marrë siç kanë qenë para suprimimit të autonomisë së Kosovës. Kjo temë është politizuar skajshëm dhe tash jemi në situatën kur kundërshtojmë faktorin ndërkombëtar, që ka mundësuar pavarësimin e Kosovës”.
“Ky proces i tejzgjatur, dhe dështimi i tij, do të ketë pasoja të mëdha për Kosovën, sepse për katër vjet gjithçka është bllokuar kot. Është parë se bllokada politike e ka dëmtuar kastën politike në vend. Partitë politike kanë dëmtuar veten”./KlanKosova/
Kearns,Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që fi...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...
Nesër mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-s...