Analisti Shkelzen Maliqi, vlerëson se lidershipi i Kosovës në vitet e fundit nuk është treguar i dëgjueshëm ndaj faktorit ndërkombëtar, në këtë rast ndaj miqve tanë.
“Ka pasur raste kur nuk është dëgjuar zëri i miqve nga liderët kosovarë. P.sh rasti i zëvendës presidentit të ShBA’së, kur ai kërkonte që të miratohej demarkacioni”, tha Maliqi në ‘Debat’ të RTK’së.
Sipas tij sot raportet e Kosovës dhe ShBA’së lidhen në këtë kohë me disa liderë dhe jo me Kosovën.
“Ne kemi qenë me fat që i kemi këta partnerë. ShBA’të i kemi partnerë strategjik dhe duhet t’i dëgjojmë ata. Ne jemi të pavarur, por procesi i pavarësimit të Kosovës ende nuk është kryer dhe mund të zgjasë edhe shumë kohë”, theksoi Maliqi./RTK
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...