Shtetet e Bashkuara të Amerikës sërish kanë përsëritur kërkesën e tyre drejt Kosovës që të ratifikohet marrëveshja për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi.
Kjo kërkesë është paraqitur dje nga zëvendës ambasadorja amerikane pranë Kombeve të Bashkuara Michele Sison, e cila po ashtu ka bërë thirrje që Kosova ta formojë sa më shpejtë Qeverinë.
Për njohësin e çështjeve politike në vend, Shkëlzen Maliqi, thirrja e SHBA-së për demarkacionin është e kahmotshme. Sipas tij, kushdo që do e udhëheqë Qeverinë e ardhshme, duhet të ecë me hapa të shpejtë në zgjidhjen e kësaj çështje.
“Kërkesa e SHBA-ve është e kahmotshme, është dashur ta plotesojë edhe qeveria e kaluar. Qeveria e ardhshme, cilado që të jetë, do të duhej t`i adresojë këto çështje menjëherë duke ua dhënë fund sa më shpejt”, ka thënë ai në një prononcim për “Indeksonline”.
Maliqi ka kujtuar rrëzimin e “Qeverisë Mustafa”, duke thënë se pafuqia e saj për t`i kryer obligimet ndërkombëtare, ka çuar në rënien e saj.
Sipas tij, nëse Qeveria e re do të vazhdojë të njëjtën gjë, Kosova do të përballet me pasoja të rënda.
“Njëra prej arsyeve pse është rrëzuar Qeveria Mustafa ka qenë pafuqia e saj që të kryejë këto detyrime ndërkombëtare. Nëse Qeveria e re do të vazhdonte të njëjtin avaz, kjo do të ishte me pasoja të rënda për ardhmërinë e Kosovës dhe të raporteve me SHBA-në”, është shprehur ai.
Tutje, Maliqi ka shtuar se koalicioni PDK-AAK-Nisma mund të mos e formojë Qeverinë e ardhshme, meqë mund të ndodhë që këtë mund ta bëjë koalicioni LDK-AKR-Alternativa bashkë me Vetëvendosjen nëse arrijnë një marrëveshje./arbresh.info/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...