Maliqi: Jemi në valën e dytë të infektimit me COVID-19

08:44 | 12 Nëntor 2020
Arbresh.info

Ushtruese i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor-Klinik Universitar të Kosovës, Saudin Maliqi ka thënë se Kosova është duke u ballafaquar me valën e dytë të infektimit me COVID-19.

“Ne raportuam për situatën në QKUK, siç edhe e dini jemi në valën e dytë të infeksionit por janë bërë  përpjekjet dhe jemi në  mobilizimin e shkallës së lartë me të gjithë menaxheria e personelin mjekësorë që të arrijmë që këtë sfidë do ta menaxhojmë më së miri”, tha Maliqi, raporton Arbresh.info.

Maliqi tha se situata është nën kontroll dhe e kanë mbështetjen nga kryeministri Hoti për të kaluar sa më lehët me këtë situatë.

Kryeministri Hoti pas vizitës në Infektivë thotë se jemi në situatë lufte

 

Të ngjashme