Google ADS

Maliqi: Haradinaj s’do ta ketë lehtë me Malin e Zi për demarkacionin

23:52 | 11 Shtator 2017
Arbresh.info

Kryeministri i ri i Kosovës,Ramush Haradinaj , nuk do ta ketë të lehtë zgjidhjen e problemit të demarkacionit të kufirit të vendit me Malin e Zi. Kështu parashikon njohësi i rrethanave politike, Shkëlzen Maliqi.

Ai ka thënë se nuk e ndan optimizmin e Haradinajt se me Malin e Zi do të mund të arrihet lehtë një marrëveshje e re për demarkacionin.

Maliqi ka vlerësuar se Mali i Zi, që e ka ratifikuar tashmë marrëveshjen, nuk do ta kthejë atë prapa, për të mos rrezikuar politizimin e çështjes, sikurse në Kosovë.

Ai ka treguar se si, sipas tij, mund të provohet të zgjidhet problemi i demarkacionit nga ana e Qeverisë Haradinaj.

Maliqi ka thënë se në rastin më optimist do të mund të arrihej një marrëveshje mes qeverisë kosovare dhe asaj malazeze për korrigjime të mundshme të marrëveshjes.

Komenti i plotë i Maliqit, pa ndërhyrje:

Kryeministri Haradinaj eshte teper optimist duke besuar se mund te arrihet lehte marreveshja e re me Malin E Zi. Parimi sipas te cilit eshte bere marreveshja e vitit 2015, e konstatimit te kufirit mes Malit te Zi dhe Kosoves (ne ate kohe krahine me status dual federativ dhe pjese e Serbise) eshte bere ne baze te hartave kadastrale dhe edhe komisionet nderkombetare e kane konfirmuar si procesim te rregullt. Mali I Zi e ka ratifikuar marreveshjen, dhe nuk e kthen mbrapa edhe per nje arsye tjeter se do ta politizonte ceshtjen ashtu sic eshte politizuar ne Kosove. Opozita ne Mal te Zi, qe eshte me unike dhe me e rezikshme se e jona, mund te fitoje me kete platforme shtese populliste… Ajo cka mund te behet relativisht shpejt eshte veprimi ne dy binare, 1. Dialogu me Podgoricen per gjetjen e nje zgjidhjeje kompromise qe respekton marreveshjen e vitit 2015, por pason me 2. lejohet mundesia e korrigjimit te vijes kufitare me vullnetin e mire te dy shteteve sovrane, e lehtesuar nga ndonje instance autoritative nderkombetare. Kjo me duket e mundshme dhe e realizueshme sepse edhe nga komunat kufitare te Malit te Zi ka pas kerkesa per revidimin e vijes kufitare.

Nje dakordim paraprak I dy qeverive do ta relaksonte votimin per ratifikim ne Kuvendin e Kosoves, pa e prejudikuar rezultatin e tij. Ne nje rast me optimist do te mund te arihej paramarreveshja e korrigjimeve te mundshme…

Të ngjashme