Maliqi: Beogradit po bie fuqia e ndikimit te politikanët serbë në Kosovë

22:00 | 5 Qershor 2017
M. A.

Analisti politik dhe publicisti, Shkëlzen Maliqi, ka thënë se sjelljet e subjekteve serbe të cilat po garojnë në zgjedhjet parlamentare në Kosovë kanë filluar të theksohen edhe më shumë pas përplasjes së fundit të Aleksandar Jabllanoviqit me Listën Srpska.

Maliqi ka thënë se reagimet e këtyre partive nuk dëmtojnë aspak shtetin tonë. Përkundrazi, Maliqi tregon se disa subjekte serbe janë duke u larguar nga Beogradi zyrtar pasi, sipas tij, herën e kaluar të njëjtat ishin tejet shumë nën kontrollin e Vuçiqit.

“Nuk është e dëmshme për Kosovën pasi ai është një konflikt në mes të serbëve që e njohin realitetin e Republikës dhe atyre që janë pro-Beogradit dhe donë ta pengojnë proceset në Kosovë. Kjo do të mund të shihet më së miri pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 qershorit për ti shikuar se si janë seancat për ta krijuar një qeveri me shumicë të pastër e kështu, nuk është diçka që mund të spekulojmë prej këtij momenti”, ka thënë për “Indeksonline”.

Megjithatë, publicisti Maliqi thotë se Kushtetua parashikon se serbët duhet të jenë pjesë e qeverisë ndonëse roli i tyre rrite ose zvogëlohet varësisht se çfarë shumice krijohen për qeveri.

“Nëse partitë shqiptare dhe ato të pakicave tjera mund ta bëjnë ndonjë shumica solide, 61 e më shumë, atëherë roli i serbëve s’mundet të jetë i madh”, është shprehur ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme