Policia e Maliqit ka shpallur në kërkim dy të rinj pasi dje në mbrëmje kanë dhunuar një 30-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë shpalljen në kërkim për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe po punojnë për kapjen e shtetasve E. M., 26 vjeç dhe G. V., 24 vjeç, banues në Maliq.
Të dy ata mbrëmjen e djeshme në qytetin e Maliqit, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me grushta dhe mjet prerës shtetasin Sh. H., 30 vjeç, banues në Maliq, duke i shkaktuar dëmtime të lehta trupore./tch
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...