Operacioni policor “Mali” vë në pranga katër të dyshuar për vepra penale ‘kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’ dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe municionit
Policia e Kosovës, gjegjësisht Njësiti i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN)-Pejë, pas pranimit të informacioneve të para ka filluar me hetime në periudhën prej më shumë se dy mujore, dhe sot më 26.08.2020, në rajonin e Pejës ka realizuar një operacion policor të koduar me emrin “Mali”, ku cak i këtij operacionit ishte identifikimi dhe shkatërrimi i plantacioneve të mbjella me kanabis, raporton arbresh.info.
Gjatë realizimit të operacionit policor janë gjetur dhe konfiskuar dy qind e gjatëmbëdhjetë (216) bimë të llojit Kanabis Sativa të madhësisë nga 2.50 deri 3 metra, të cilat pas marrjes së mostrave janë shkulur dhe djegur në vendngjarje nga forcat e rendit.
Bimët dyshohet se janë kultivuar nga të dyshuarit, tani më të arrestuar nga Policia me të dhënat si në vijim; B.H. viti i lindjen 1976, E.K. viti i lindjen 1993, I.Sh. viti i lindjen 1982 si dhe M.K. viti i lindjen 1968, që të gjithë meshkuj kosovarë.
Poashtu, policia ka bërë të ditur se gjatë bastisjes në shtëpitë e katër personave të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar provat tjera si në vijim:-një telefon Samsung A 507FN, -një telefon Nokia,, një revole TT me 7 fishek cal.7.62.35 mm, -një USB-i , dy tabela të veturës të ndryshme,
një revole e llojit Zoraki dhe pesë fishek kalibrit 7×65 mm, një pushkë njëzetëshe me pesë fishek cal. 7×62.39, -një telefon i vogël nokia ngjyre e zezë.
Të dyshuarve pas intervistimit me urdhër të prokurorit iu është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh për procedura të mëtejme ligjore./arbresh.info/
Erdogan paralajmëron kurdët/ Presidenti turk: Lini armët, os...
Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, sot prezanton raportin ...
Sot dita e fundit për regjistrim të votuesve nga diaspora
Përurohet sot renovimi në hemodializën të Spitalit në Prizre...
Parashikimi i motit për sot
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...