Ministri i Drejtësisë i Malit të Zi, Marko Kovaç, ka refuzuar kërkesën e Kosovës që ta ekstradoi shtetasin serb Momçilo Vukotiq, i akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile. Vukotiq ishte arrestuar në Mal të Zi dhe ndodhet në paraburgim për ekstradim.
Ministri malazias refuzon ta ekstradojë në Kosovë serbin e akuzuar për krime lufte
Ministri i Drejtësisë i Malit të Zi, Marko Kovaç, ka refuzuar kërkesën e Kosovës që ta ekstradoi shtetasin serb Momçilo Vukotiq, i akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile. Vukotiq ishte arrestuar në Mal të Zi dhe ndodhet në paraburgim për ekstradim.
Radio Televizioni i Malit të Zi ka raportuar se ministri i Drejtësisë ka marrë vendim që të mos e ekstradoj 61-vjeçarin.
Sipas këtij mediumi, gjykata kishte konstatuar se plotësoheshin kushtet ligjore për ekstradim, por ministri i Malit të Zi, Kovaç e refuzoi kërkesën. Siç raportohet sai beson se është shkelur neni 3 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Liritë Themelore.
“Në vendimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës për fillimin e hetimeve, nuk thuhet se cilat veprime ka kryer Vukotiq, të cilat janë pjesë e veprave penale, por vetëm thuhet se pas 24 vjetësh është paraqitur një dëshmitar i cili e njohu foton e tij në një album”, kanë thënë për “RTCG” burime nga Ministria e Drejtësisë së Malit të Zi.
Të njëjtat burime kanë thënë se nuk është rasti i vetëm që Kosova kërkon ekstradimin e një shtetasi serb të dyshuar për krime lufte.
Vukotiq u arrestua në Mal të Zi nën dyshimet se kishte kryer krime lufte në Kosovë në vitin 1999, në territorin e Pejës. Ai ishte dërguar në paraburgim në pritje të ekstradimit./rtk
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...