“Open Balkan” u bë çështje diskutimi mjaftë e gjerë në Samitin e sotëm për Demokraci në Evropën Juglindore.
I dërguari i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, tha se përkrahë tregun e përbashkët rajonal.
“BE-ja mbështet çdo iniciativë që është gjithëpërfshirëse dhe e bazuar në normat dhe vlerat evropiane”, tha Lajçak.
Edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmendi iniciativën “Open Balkan” nga e cila tashmë kanë dalë disa marrëveshje ndërmjet Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.
“Mund të ketë Ballkan të hapur vetëm nëse e trajtojmë njëri-tjetrin si të barabartë”, deklaroi Osmani.
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, la të hapur mundësinë që t’i bashkohet iniciativës “Open Balkan”.
“Nuk shkojmë në Ohër të bëhemi pjesë të Ballkanit të Hapur. Shkojmë si vëzhgues, do të analizojmë se çka është e mirë për vendin, nëse vlerësojmë se është diçka e mirë nuk kam kundër asgjë që t’i bashkohemi iniciativës” tha Abazoviq.
Takimi i radhës i Open Balkan do të mbahet me 9-10 qershor në Ohër./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...