Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka deklaruar se janë të gatshëm që të ndajnë me shtetin e Kosovës përvojat e tyre për ecjen para në rrugën drejtë Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Ai këto i tha në takimin që pati me ambasadorin e Kosovës në Mal të Zi, Ylber Hysa.
Gjukanoviq ka thënë se Mali i Zi do të ofrojë mbështetje edhe për procesin dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, transmeton Klan Kosova.
Në njoftimin e Presidencës së këtij shteti thuhet se Hysa dhe Gjukanoviq kanë folur edhe për situatën me pandeminë COVID-19.
“Presidenti ka uruar zgjedhjen e Qeverisë së re të Kosovës dhe ka uruar për zgjedhjen e presidentes Vjosa Osmani, me shpresën që do të kontribuojë në arritjen e qëllimeve të shtetit tonë fqinj, me të cilin i ndajmë dhe për të cilat përpiqemi bashkërisht”.
“Në këtë kontekst, presidenti ka përsëritur gatishmërinë e Malit të Zi që të ndajë me Kosovën përvojat e rëndësishme për progres në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s”.
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...