Mali i Zi ka njohur pavarësinë e Kosovës që nga viti 2008, por herë pas herë në këtë vend vazhdojnë të mohojnë këtë realitet.
Së fundi, ministrja e Shoqërisë Digjitale dhe e Mediave, Tamara Srzentiq, i ka nisur ftesë ministres së Ekonomisë së Kosovës, Artane Rizvanolli, për pjesëmarrje në Samitin digjital të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet nga 11 deri më 13 tetor në Mal të Zi.
Por, në ftesë, ministrja malazese në vazhdimësi i është referuar Kosovës me fusnotë prapa, gjë që ka shkaktuar jo pak reagim në këtë vend.
Mediumi “Antena M”, i cili ka publikuar dokumentet e ftesës e ka quajtur skandal diplomatik.
Për këtë, nuk ka reagim ende reagim zyrtar as nga Qeveria e Malit të Zi e as nga ajo e Kosovës.
Fusnota, i është vënë emrit të Kosovës në bazë të një marrëveshjeje në kuadër të dialogut me Serbinë në Bruksel, për të mundësuar përfaqësimin e Kosovës në konferenca e nisma rajonale, por edhe ato të nivelit më të gjerë ndërkombëtar.
Ajo nënkupton pozicionin e palëve karshi statusit të Kosovës, përkatësisht pozicionin e Serbisë në përputhje me Rezolutën 12 44 dhe pozicionin e Kosovës që mbështetet në opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.
Kjo nuk është hera e parë që ndonjë nga ministrat e Qeverisë së Malit të Zi, i referohen Kosovës me fusnotë.
Në një nga njoftimet e para të kësaj Qeverie, më 8 dhjetor 2020, i cili i referohej masave të reja për të luftuar pandeminë COVID 19, Kosova u shënua me fusnotë.
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...
Galaxy S25 Slim mund të vijë me një përmirësim të kamerës
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...