Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, zhvilloi një takim me të ngarkuarin e ri me punë në Ambasadën e Malit të Zi në Kosovë, Mirsad Biboviq.
Zëvendëskryeministri Bislimi e uroi ambasadorin për pozitën e re, duke i ofruar bashkëpunim të ngushtë të Qeverisë së Republikës së Kosovës me Qeverinë e Republikës së Malit të Zi.
Gjatë këtij takimi u diskutuan disa projekte konkrete në infrastrukturë që lidhin të dy shtetet për të cilat zëvendëskryeministri Bislimi u dakordua me Ambasadorin Biboviq që të fillojnë bisedimet me ministritë përkatëse.
Njëkohësisht zëvendëskryeministri Bislimi theksoi qe përveç këtyre dy projekteve rrugore ka edhe mundësi tjera bashkëpunimi për projekte në rrafsh kulturor dhe turistik.
Ambasadori Biboviq theksoi se Republika e Malit të Zi do të përkrahë Republikën e Kosovës përgjatë rrugës drejt integrimit evropian dhe euroatlantik./arbresh.info/
Kryeministri Kurti mirëpriti ambasadorin e Turqisë në Kosovë...
Veliaj: Tirana ndriçohet sonte për festat e fundvitit
Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara, Kurti...
E akuzoi qeverinë për djegien e IML-së, Haxhiu i bën thirrje...
Sulmi terrorist në Ibër-Lepenc, arrestohet edhe një person –...
Gërvalla niset për në Bruksel, do të paraqes situatën aktual...