Mali i Zi dërgon ushtarë në Kosovë

17:32 | 2 Shkurt 2018
Arbresh.info

Këshilli Nacional i Sigurisë së Malit të Zi, gjatë ditës së premte ka vendosur që të dërgojë personel ushtarak në Kosovë, që do t’i bashkëngjitën misionit të NATO-s , KFOR-it.

Ky këshill, i përbërë nga Kryeministri, Presidenti dhe Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, kanë bërë të ditur që një propozim formal do t’i dorëzohet parlamentit të Malit të Zi, që sipas ligjit në këtë shtet, e ka fjalën e fundit sa i përket shpërndarjes së trupave në misione të ndryshme.

“Një oficer ushtarak do t’i bashkëngjitet misionit të NATO-s në Prishtinë, dhe një tjetër në misionin regjional të KFOR-it në Shkup” është thënë në një konferencë për media të dhënë pas këtij vendimi.

Ndryshe, kjo është hera e parë që personeli ushtarak i Malit të Zi do t’i bashkëngjitet ndonjë misioni, që nga pranimi në NATO , Mali i Zi ka njohur zyrtarisht Pavarësinë e Kosovës, mirëpo ende nuk kanë marrëdhënie diplomatike reciproke me shtetin më të ri në Evropë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme