Nga qeveria malazeze kanë thënë se çështja e demarkacionit ka përfunduar me nënshkrimin e marrëveshjes, megjithëkëtë ata kanë pohuar se do të formohet Trupi i Përbashkët Punues, i cili do të merret me shënimin e kufirit Kosovë – Mali i Zi. Por as nga pala malazeze, as nga ajo kosovare nuk kanë treguar saktë se kur do të ndodhë një gjë e tillë. Ndërkohë dy subjektet që janë duke zhvilluar bisedimet për formimin e qeverisë së re në Kosovë, LVV-ja e LDK-ja, kanë dalë me qëndrime të kundërta rreth kësaj çështjeje.
Kanë kaluar më shumë se katër vjet prejse Mali i Zi dhe Kosova kanë nënshkruar Marrëveshjen e Demarkacionit.
Pak para se Demarkacioni të votohej në Parlamentin e Kosovës (2018), presidentët e të dyja vendeve patën nënshkruar një dokument, sipas të cilit palët pajtoheshin për formimin e një trupi të përbashkët punues, i cili do t’i identifikonte mosmarrëveshjet eventuale rreth shënjimit të kufirit.
Tash kur kanë kaluar gati dy vjet nga miratimi i marrëveshjes në Kuvendin e Kosovës, nuk është ndërmarrë ndonjë hap konkret drejt formimit të Trupit Punues, i cili do të merrej me çështjen e vijës kufitare, shkruan më tutje Gazeta “Zëri”.
Pavarësisht faktit se nga qeveria në largim nuk kanë kthyer kurrfarë përgjigje rreth kësaj çështjeje, nga qeveria e Malit të Zi i kanë thënë gazetës se demarkacioni ka përfunduar me nënshkrimin e marrëveshjes.
Megjithëkëtë nga pala malazeze kanë pohuar se do të formohet Trupi i Përbashkët Punues, i cili do ta shënojë kufirin shtetëror.
Gjatë shënimit të kufirit, siç ata janë shprehur, do të ketë mundësi të kryhen edhe korrigjimet eventuale të vijës kufitare.
Ndërkohë nga Lëvizja Vetëvendosje, partia fituese e zgjedhjeve, kanë thënë se gjëja e parë që do të bëhet rreth demarkacionit me Malin e Zi, prej momentit që LVV-ja vjen në pushtet, do të jetë një hetim i krejt asaj çfarë ka ndodhur me komisionin e mëparshëm, i cili drejtohej nga Murat Meha.
“90% e prindërve kërkuan mbylljen e aksesit në TikTok”, Rama...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 200 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
I dyshuari për sulmin në Gjermani përballet me 5 akuza për v...
“Biletë kthimi e çek me para” – gjashtë avantazhet që ndodhe...
Mund të largohet i lirë nga Barcelona, tre gjigantët evropia...
“Mashtruese”, debat i ashpër mes Xhenetës dhe Sarës