Shoqata e Malazezëve të Kosovës ka thënë se angazhimi i pjesëtarëve të Ushtrisë së Malit të Zi në misionin e KFOR-it do të forcojë pozitën e këtij vendi në NATO dhe do të kontribuojë në ruajtjen e paqes në rajon.
Reagimi vjen pas deklarimeve të një deputeti të Frontit Demokratik në Kuvendin e Malit të Zi dhe ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, se vendimi për dërgimin e dy oficerëve të ushtrisë malazeze në Kosovë nuk është korrekt ndaj Serbisë.
“Beogradi zyrtar dhe Prishtina qysh në vitin 2013 shkëmbyen zyrtarët ndërlidhës, e cila është një formë e bashkëpunimit diplomatik, si dhe bashkëpunimi në mes të Ushtrisë së Serbisë dhe KFOR-it vazhdon që nga viti 2001. Në bazë të gjithë kësaj, ne nuk shohim se ushtarët malazezë dhe zyrtarët në misionin e KFOR-it në asnjë mënyrë dëmtojnë askënd, në të kundërtën, ata do të jenë të dobishëm për të gjithë në Kosovë, rajon dhe më gjerë”, thuhet në reagim.
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...