Ambasada e Shqiprisë, në Prishtinë ka shënuar 111 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, krerët e opozitës, kryetar të komunave, artistë dhe te ftuar të tjerë.
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj ka thënë se duhet të punohet bashkërisht drejtë një të ardhme më të mirë.
“Sot Shqipëria ka shumë arsye që të festoj krenare. Krenare për forcimin e shtetit të së drejtës, anëtare e palëkundur e NATO-s, Këshillit të Sigurimit dhe UNESCO. Secili prej jush të krenohet me të kaluarën tonë të lavdishme, të vazhdojmë të frymzohemi nga 28 Nëntori 1912”, tha ambasadori Malaj.
Presidentja, Vjosa Osmani në ceremoninë festive, tha se ndihet shumë e nderuar që në emër të popullit të përcjellë urimet më të ngrohta për Ditën e Pavarësisë.
“28 nëntori, shënon njohjen e Shqipërisë si shtet, por kjo datë e kthen në kujtesë edhe 28 Nëntorin e 1443, kur Skënderbeu shpalli të parin projekt integrues evropian, kur shqiptarët e bartën vulën e tij. Sot shteti shqiptar e mishëron projektin me shtetin, paqen dhe fqinjët”, tha Osmani.
Ajo theksoi se Kosova dhe Shqipëria kanë synimet drejtë internimeve evropiane.
“Bashkëpunimi ynë në mbrojte të integritetit, zhvillimit të institucioneve e të tjera, janë themele tona të përbashkëta. Kemi detyrimit të punojmë së bashku për brezat që vijnë pas nesh, duke ruajtur atë që kemi ndërtuar me mund e sakrifica. Së bashku do të japin kontribut duke ecur përkrahë njëra tjetrës”, theksoi Osmani.
Kryeministri Albin Kurti, tha se festimi i 28 Nëntorit është në kohën e duhur.
” 28 Nëntori është datë themeltare e pavarësisë. 28-shi i Skëndërbeut, Ismajl Qemajlit e Adem Jasharit janë filli historik i shqiptarëve. Shumë gjak, lotë e djersë janë derdhur që ne të përparojmë”, tha Kurti./rtk
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador