100 vjetorin e kam festuar në Vlorë, ndërsa 111 vjetorin në Kosovë. Në Vlorë më ka lënë mbresa numri i madh i shqiptarëve nga të gjitha anët, ndërsa sot, si pjesëtar në pikëpamje zyrtare, ndjej gëzimin te njerëzit, të cilët i vërej të gëzuar, që vendosin nëpër ballkone dhe ndjehem mirë. E urimi im është: jo vetëm gëzuar Pavarësia e Shqipërisë, por ta gëzojmë Pavarësinë e Shqipërisë, edhe pse pavarësia e Kosovës është tejet e rëndësishme.
Ishin këto fjalët e ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, në RTK.
Ai, më tej tha se Shqipëria ka lënguar me Kosovën në ditë më të vështira të saj, derisa theksoi se në pavarësinë e Shqipërisë nuk ka kontribut vetëm shqiptarët e Shqipërisë, por edhe shqiptarët e Kosovës dhe të gjitha anëve.
Ambasadori Malaj, tutje, vuri në pah episode personale që lidhen me këtë datë të rëndësishme historike, në sferën e artit e të kulturës, përmes artit të filmit, i cili ka qenë një nga aktorët të rëndësishëm në filmin “Nëntori i Dytë”, i cili asokohe kishte qenë 20 vjeç.
“Jam njëri prej atyre ku jam pjesëmarrës në filmin ‘Nëntori i Dytë’, si aktor…kontribues në aspektin kulturor, përmes filmit”.
Ambasadori Malaj foli për kontributin e Shqipërisë për paqen e prosperiteti jo vetëm brenda trojeve shqiptare, por edhe në rajon e më gjerë.
“Ky përvjetor Shqipërinë e shqiptarët i gjen më mirë se kurrë, se Shqipëria ka njohur progres seriozë, që po lë gjurmë të duhur në shoqërinë tonë, jemi anëtarë i NATO-s, vend kandidat për BE, anëtare e përkohshëm në KS të OKB-së ku fuqishëm ka ngritur zërin në dobi të paqes në rajon e veçmas për Kosovën”, ka theksuar Malaj.
Ai, më tutje shtoi se Kosova për Shqipërinë është prioritet strategjik, teksa përmendi një sërë marrëveshjesh të nënshkruara mes qeverive, mes parlamenteve të të dyja vendeve, qoftë në shkëmbimin tregtar, qoftë në sferën e sigurisë, etj.
Jemi dy shtet, por një komb, që aspirojmë në të njëjtat qëllime, anëtarësimin në NATO e në BE.
Ambasadori Malaj më tej foli edhe për Kosovën, për rrugëtimin e saj drejt BE-së dhe NATO-s, derisa përkujtoi edhe kontributin e shteteve të tjera në mbështetjen e Shqipërisë, Kosovës dhe të shqiptarëve në përgjithësi.
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës