Sipas Makollit, pothuajse nuk ka masakër në Kosovë që nuk është e dokumentuar.
Lidhur me këtë temë, Ibrahim Makolli u shpreh se ka dëshmi dhe të gjitha, me emra dhe mbiemra të atyre që kanë kryer krimet janë në prokuroritë e Kosovës.
“Këshilli për të drejtat e njeriut se kam qenë edhe vetë në atë punë janë dorëzu kallxime penale, nuk e them pë 100% të rasteve në Kosovë, por e them me bindje të plotë e tejkalon 80% të rasteve të krimeve në Kosovë. E fundit nëse nuk gaboj është dorëzu në vitin 2005 në prokurorinë e Pejës. Janë me mija e mija faqe dëshmi, janë dorëzu për secilin regjion janë dorëzu dhe ku kanë mbetë, me emra dhe mbiemra të kryersve të krimit. E dimë që atëherë janë dorëzu në prokurori. Shpeshherë kam dëgju që nuk ka dëshmi për krime të luftës, jonë të gjitha jonë në prokurori, tash mbetet në kompetencat e prokurorve se së fundmi është kosovarizu krejt ky segment, që të hulumtojnë ku kanë metë ato dëshmi, sepse ato janë vetëm dëshmitë e para.”, tha Makolli, shkruan rtv21.tv
Ai më tuje u shpreh që pothuajse nuk ka masakër në Kosovë edhe te vrasjet individuale, të cilat nuk janë të dokumentuara dhe të dëshmuara dhe të dorëzuara në prokuroritë e Kosovës.
“Po e them ku kanë metë nuk e di. Ky është Vuçiqi i vërtetë dhe secili prej tyre është po i njëjti. Ne kemi mbetë mbrapa se kemi besu në drejtësinë ndërkombëtare, ky është faji jonë.”, shtoi ai në “Click”.
Makolli më tutje theksoi se Serbia pas luftës ka krijuar dosje, në të cilat, shumicën e krimeve të kryera në Kosovë nga forcat paramilitare serbe ua ka m’veshë shqiptarëve.
Të enjten, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka reaguar pasi Gjykata në Prishtinë e ka dënuar me dy vjet burg ish-ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviqin. Ai e ka quajtur trillim masakrën e Reçakut, duke thënë se dënimi i tij është i frikshëm. Pas deklaratës së tij, kanë reaguar ambasada e SHBA-së në Kosovë, e Britanisë etj.
Në cilësinë e përfaqësuesit juridik të viktimave të masakrës të Reçakut, sot, avokati Tomë Gashi paraqiti kallëzim penal kundër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit.
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...