Makolli: Behgjet Pacolli veproi si burrështetas duke zhbllokuar institucionet

14:41 | 19 Tetor 2017
Arbresh.info

Sekretari i AKR-së, Vesel Makolli ka thënë se partia e Behgjet Pacollit është ajo që i zhbllokoi institucionet e Kosovës pavarësisht se kjo siç tha, i është parë për të madhe kësaj partie.

Makolli tha një tubimin përmbyllës elektoral në Drenas se Pacolli nuk veproi për interesa personale por për interesin shtetëror, shkruan arbresh.info.

“Jemi dëshmitarë që partia jonë ka ndikuar në formimin e institucioneve sepse ne tre muaj ditë ishim pa institucione. Andaj presidenti jonë që shquhet si burrështetas, Behgjet Pacolli si një burrështetas veproi duke e shikuar interesin e shtetit. Ajo na është parë për të madhe, në disa vende edhe kemi marrë minusa por duhet t’i shohim gjërat siç thoni ju në Drenicë edhe përtej kodrës”, është shprehur Makolli.

Sipas tij, fushata zgjedhore për këto zgjedhje kishte nivel të lartë të pozitivitetit dhe kulturës.

“Jemi në ditën përfundimtare të fushatës sonë që ka rezultuar me pozitivitet dhe me kulturë dhe jam i kënaqur që kemi pasur një fushatë të nivelit evropian dhe i kemi treguar Evropës që jemi popull i vjetër evropian dhe kjo fushatë duhet të reflektoj që për ne sa më parë edhe të liberalizohen vizat edhe të bëhemi pjesë e BE-së. Jemi vendi i vetëm në zemër të Evropës që jemi në njëfarë forme në geto. Ne e kemi një program të zhvillimit ekonomik që u mundëson këtyre të rinjve një jetë më të dinjitetshme sepse e dimë se çdo i ri i ka ëndrrat e veta për një jetë të dinjitetshme, për të krijuar familje e një vend të punës por fatkeqësisht ato ëndrra nuk janë realizuar këtu”, deklaroi Makolli.

Ai tha se me fitoren e Petritit dhe të asamblistëve të AKR-së, nuk do të ketë më pengesa për realizimin e projekteve për ndërtimin e fabrikave./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1571388212926265/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme