Makina pa targa qarkullojnë në veriun e Kosovës

10:29 | 28 Qershor 2018
Arbresh.info

Sot në Kosovë festohet festa religjioze ortodokse e Vidovdanit.

Zyrtarë serbë kanë paralajmëruar ardhjen në Kosovë për këtë festë mirëpo Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës i ka ndaluar hyrjen ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin.

Policia e Kosovës dhe KFOR-i po kujdesen për rend dhe ligj në disa pjesë të Kosovës duke përfshirë këtu edhe veriun e Kosovës.

Ekipi i Arbresh.info po qëndron në veri ndërkohë që ndonëse situata është e qetë atje, në rrugë po qarkullojnë vetura pa targa./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme