Google ADS

Majori i KFOR-it për zjarret: Do të ofrojmë ndihmën tonë me të gjitha mjetet që i kemi

22:02 | 4 Gusht 2021
Përparim Bublaku

Kur nga toka nuk u arrit të fiken zjarret u paraqit nevoja të intervenohet nga ajri.

Por, për ta bërë këtë gjë në këtë terren në veri të Kosovës u dashtë të intervenoj KFOR-i.

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, përdori helikopter për t’i shuar zjarret në këtë pjesë të vendit.

Pos, në veri KFOR-i për ti shuar zjarret ka ndërhyrë edhe në bjeshkët e Rugovës.

E për gjithë këto intervenime për RTV Dukagjinin, ka dhënë detaje majori i këtij misioni Zach Fike.

Ai thotë se misioni i tyre nuk është për të shuar zjarret, por megjithatë po i dalin në ndihmë autoriteteve të vendit në parandalimin e zjarreve.

“Misioni ynë në Kosovës është që t’iu ndihmojmë të gjitha komuniteteve, që të ndihen të sigurt dhe të lëvizin lirshëm. Pavarësisht që zjarret nuk janë në fokusin tonë, ne në çdo kohë kur autoritetet e vendit na kërkojnë, do t’iu ofrojmë ndihmën tonë me të gjitha mjetet që i kemi”, deklaroi Zach Fike.

Fike thotë se në terren, kanë pasur bashkëpunim të mirë me zjarrfikësit e Kosovës.

E po ashtu po ndjehet krenarë me kontributin e banorëve lokal për t’i shuar zjarret.

“Kur kemi intervenuar afër zonës së Leposaviqit, ekipet e zjarrfikësve të Kosovës dhe policët ishin në terren, ata po punonin me kujdes. Kur fatkeqësisht zjarri filloi të dilte jashtë kontrollit, ata në kërkuan që t’iu ndihmojmë nëpërmjet helikopterëve që grumbullojnë sasi të mëdha uji. Isha shumë i emocionuar dhe krenar, kur i pashë banorët lokal dhe autoritetet e Kosovës që ndihmuan në shuarjen zjarreve”.

Së fundmi për shkak të temperaturave të larta disa rajone të Kosovës janë përfshirë nga zjarri dhe misioni i KFOR-it është angazhuar për t’i shuar ato

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme