Fituesja e medaljes olimpike Majlinda Kelmendi, ambasadore e fondacionit Care for Kosovo Kids, organizatë që ndihmon fëmijët me kancer në Kosovë ka dhuruar paratë e fituara nga shitja e medaljes së artë për ata fëmijë në nevojë.
Kelmendi ka shkruar këtë mesazh duke i ftuar të gjithë që t’i bashkohen nismës së komunitetit të BERZH:
“Unë kam dëshirë që secili fëmijë të ketë shansin e vet në jetë. Për këtë kam dhuruar numrin tim me të cilin kam fituar Medaljen e Artë në Lojërat Olimpike në Rio në Brazil. Shitja e atij numri ka sjellur të ardhura për ilacet e fëmijëve kosovarë të prekur nga kanceri. Kjo më bënë krenare.
Ftoj që të më merrni shembull dhe të dhuroni për Care for Kosova Kids, që të gjithë të kenë shans në jetë, shkruan living.al. Shuma që dhuroni ju do të dyfishohet nga Banka Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim. Fëmijet kosovarë do të sherohen me ndihmën tuaj”.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...