Ministri i Shtetit për Diasporës në Shqipëri Pandeli Majko, ka folur për krizën politike në Kosovë.
Majko tha se situata paraqitet shumë e komplikuar, duke e cilësuar shkarkimin e Agim Veliu nga posti i ministrit të Brendshëm dhe Administratës Publike, si një veprim emocional të kryeministrit në detyrë Albin Kurti.“Situata paraqitet e komplikuar.
Besoj se ishte një veprim emocional ai i bërë nga kryeministri Kurti duke shkarkuar ministrin e Brendshëm dhe një nga figurat kryesore Agim Veliu. Ky veprimi emotive çoi në një veprim tjetër emotiv nga ana e LDK-së.
Por nuk mendoj se përplasja nis këtu. Faji e ka humbur adresën “.Ish-kryeministri i Shqipërisë shtoi se nuk duhet të nxitohet për krijimin e qeverisë.“Mendoj se nuk duhet nxituar për krijimin e qeverisë. Kjo sepse si Kosova dhe Shqipëria po vuajnë me pandeminë e koronavirusit.
Pas kësaj pritet dhe një krizë ekonomike, prandaj mendoj se nuk duhet të kemi nxitim për krijimin e qeverisë pasi qeveria në detyrë dhe kryeminnistri Kurti kanë shprehur si prioritet luftën ndaj Covid-19 “.Këto komente Pandeli Majko, i bëri në emisionin Open në Top Channel.
“Ti më jep forcë, e megjithatë je dobësia ime”, ...
Dardanët e nisin ndeshjen me gol, shënon Muharrem Jashari
Zarf gri dhe eleminim, sonte pritet një ‘prime’ i zjarrtë në...
Kumbaro: Buxheti 2025 me rritje – 10,4 milionë vizitor...
Projektbuxheti 2025- Balluku: Financim Korridorit 8 dhe Blu,...
A të bën të lumtur paraja? Përgjigjen banorët