Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, deklaron se interesa financiare pengojnë lëvizjen e lirë midis Shqipërisë dhe Kosovës.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Majko deklaroi se pengesa për lëvizjen e mallrave mund të mirëkuptohen për shkaqe financiare, por pengesa për lëvizjen e njerëzve është krim.
“Më datë 1 janar të këtij viti kufiri midis Shqipërisë dhe Kosovës duhet të funksiononte si kufi evropian me lëvizje të lirë të njerëzve dhe mallrave. Kjo nuk ka ndodhur. Më e çuditshmja është fakti se më pyesin mua sikur e kam penguar unë.
E kanë penguar fakti që ka interesa biznesi që nuk e lejojnë këtë që të ndodhi dhe kjo është kështu siç po e them unë. Dhe unë po them tani dakord; për interesa ekonomike, ok të bëjmë një negociatë plus. Por për lëvizjen e lirë të njerëzve ky është krim. Të nisesh nga Prishtina në Tiranë, nuk e di se sa harxhojnë.
Po të shkoni sot midis kufirit të Shqipërisë dhe Kosovës, ju mund të shikoni një varg makinash saqë nuk mund të shikoni po themi në një kufi midis Shqipërisë dhe një vendi tjetër”, tha Majko./syri.net
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën