Majko: Haradinaj i bëri nder Kosovës, dha dorëheqje si burrështetas

17:35 | 19 Korrik 2019
Arbresh.info

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka reaguar pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, pas ftesës që ka marrë nga Gjykata Speciale, për t’u intervistuar si i dyshuar.

Majko ka thënë se Haradinaj ka dhënë dorëheqje si një burrështetas, duke i bërë një nder ë madh Kosovës.

Ai thotë se Haradinaj di ta bëjë dallimin ndërmjet fatit të tij personal dhe sigurisë kombëtare.

Majko i ka dhënë mbështetje Haradinajt, duke i thënë se ka qenë shembull gjatë luftës.

Reagimi i plotë i Majkos:

Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministrit si një burrë shteti. Ai kreu një akt që i bën nder Kosovës shtet që drejtohet nga shtetarë të cilët bëjnë dallimin e fatit personal me atë të sigurisë kombëtare.

Veprat e një njeriu vlejnë më shumë se dobësitë e tij.

Sot jam me Ramushin! Të falenderoj komandant për shembullin e luftës, dhe sot në atë të paqes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme