Ministri i Diasporës për Shqipërinë vendit Pandeli Majko ka ripërsëritur mesazhin e tij për kufijtë me Kosovën, shkruan arbresh.info
Deklarata e tij në mbledhjen e dy qeverive nxiti reagime të shumta nga serbët të cilët e quajtën provokim.
Mirëpo Majko nuk është tërhequr nga mesazhi i tij.
Ai ka forcuar edhe më shumë idenë e bashkimit të kufijve Shqipëri-Kosovë, duke thënë: “E vërteta e vërtetë, është se nga të dyja krahët e kufirit Shqipëri – Kosovë, ka edhe sot, që nuk e duan që të ndodhë ajo që pritet. Ajo për të cilën shqiptarët u vranë në 1944-ën dhe 1999-ën”.
Për më shumë lexoni shkrimin e tij të plotë:
NE VEND TE URIMIT…
Cdo vit në mëngjesin e 29 nëntorit urimin e parë e kam pasur për këtë datë shënuar. Ajo është dita e përvjetorit të clirimit dhe fitores së Aleancës së shqiptarëve me antifashizmin. Ajo i dedikohet nderimit për partizanët, midis të cilëve edhe xhaxhai im që qysh 14 vjec ju bashkua atyre që cliruan vendin.
Ky 29 nëntor më duket i akullt e tinëzar. Dhe kjo nuk ka të bëj me Luftën dhe LANC.
Lexova që deklarimet e mia për hapjen e kufijve midis Shqipërisë dhe Kosovës për lëvizjen e lirë të njerzve dhe të mallrave, janë quajtur si “fishekzjarre”. (!) Kjo nuk i takon penës së gazetarit por informacionit që po shpërndahet.
Për ata me kujtesë, shpresoj tu kujtohet vizita zyrtare e kryeministrit Haradinaj në Tiranë këtë vit.… Mund të konsultohen edhe me videon nga konferenca e shtypit e dy kryeministrave të Shqipërisë dhe Kosovës në 27 shtator 2017 pas takimit zyrtar.
Shpresoj, që 1 janari 2018 të jetë provë se kufiri “jugosllav” midis dy shteteve tona do të kthehet në një kufi të standarteve të Bashkimit Europian. Si mund të integrohemi tek të tjerët kur nuk jemi të aftë ta bëjmë të ndodhi me njëri-tjetrin?!
I kam hedhur poshtë me neveri ata që paralelizonin 29 nëntorin e clirimit të Shqipërisë me atë të Jugosllavisë.
Shqiptarët u prenë në besë në Luftën e Dytë. Ndërsa një pjesë luftonin për të cliruar Jugosllavinë, një pjesë tjetër u masakrua si rishkrim i historisë së vjetër jugosllave në marrdhëniet me shqiptarët.
Nuk justifikoj kërkënd. E di që ka pasur edhe “shqipfolës” në krah të Jugosllavisë së Titos kundër shqiptarëve, edhe në Shqipëri edhe në Kosovë.
E vërteta e vërtetë, është se nga të dyja krahët e kufirit Shqipëri – Kosovë, ka edhe sot, që nuk e duan që të ndodhë ajo që pritet. Ajo për të cilën shqiptarët u vranë në 1944-ën dhe 1999-ën.
Duke u gdhirë 1 janari, në marrdhëniet midis Shqipërisë dhe Kosovës, fjalët “seriozitet” apo “fizhekzjarr” do të kenë provën e tyre. Pas kësaj, do të flas! Uroj, që të jetë urim!
Lavdi dëshmorëve!
Lavdi atyre që ditën pse jetuan!
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë, policia jep d...
Mori një goditje të fortë në fytyrë nga kundërshtari, dalin ...
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...