Mahir Yagcilar merr pjesë në 21-vjetorin e Masakrës së Reçakut

12:34 | 15 Janar 2020
A. B.

Në 21-vjetorin e Masakrës së Reçakut, e cila konsiderohet si njëra prej ngjarjeve më të dhimbshme në historinë më të re të Kosovës, mori pjesë ministri i MAP-it, Mahir Yagcilar. Ai, me këtë rast vlerësoi se:” Kjo ngjarje e rëndë tronditi, jo vetëm opinionin  e brendshëm, por edhe atë ndërkombëtar, duke lëvizuar edhe diplomacinë ndërkombëtare për të ndërmarrë hapat për ndërprerjen e dhunës dhe të krimeve në Kosovë të ushtruara nga ushtria dhe policia serbe”.

Ministri Yagcılar me këtë rast deklaroi se më 15 janar 1999 , dita kur 45 civil të pafajshëm u vranë nga forcat militare serbe,  ishte simbol i luftës në rrugën e pavarësisë së Republikes së Kosovës dhe populli i Kosovës nuk do t’i harrojë kurrë këta heronj që sakrifikuan jetën e tyre për hirë të atdheut të tyre. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme