Magjia e festave të fundvitit në fshatin Vogovë të Gjakovës

18:23 | 12 Dhjetor 2023
E.K

Kjo është hyrja për në fshatin Vogovë të Komunës së Gjakovës.

Ndryshe nga vitet tjera, ky është viti i dytë me radhë ku gjithë banorët janë mbledhur së bashku për t’a zbukuruar fshatin për festat e fundvitit.

Në prag të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, Vogova merr një pamje tjetër, shndërrohet në një fshat përplot me ngjyra.

Më të veçantë këtë zbukurim e bënë toleranca ndër fetare që kanë banorët mes vete.

Madje, për ta ndriçuar fshatin, banorë të fesë katolikë e myslimanë u bënë bashkë. Së bashku ata mblidhen këtu thuajse çdo mbrëmje për të pirë çaja e vera të nxehta.

Të shoqëruar me muzikë e pije të ngrohta e me zjarrin e ndezur pranë qytetarë nga vendet e ndryshme të komunës së Gjakovës, por edhe përtej saj, mblidhen këtu që të kalojnë bashkë disa çaste te bukura në këtë ambient festiv.

Prenush Komani organizator i këtij ambienti thotë se kjo është hera e dytë që bëhet një organizimi i tillë në fshatin Zhub.

Ai thotë se ky vend vizitohet edhe nga qytetarë të vendeve të ndryshme.

Për atmosferën festive në Gjakovë kanë raportuar edhe mediat ndërkombëtare, duke u mahnitur me përgatitjet e banorëve vendas./Arbresh.info/Edona Krasniqi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme