Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë dje ka mbërritur në Prishtinë një ish-mafioz i familjes Gambino. Ish-mafiozi me prejardhje shqiptare John Alites ka qenë një prej pjesëtarëve të familjes italiane mafioze në SHBA.
Në vitin 2011, John Alite u dënua me 10 vjet burg, për akuzat si pjesëmarrës në një mori krimesh, sikundër: vrasje, vënie gjobash, drogë, vjedhje dhe fshehje të krimeve. Gjatë viteve në burg John Alite bashkëpunoi me autoritetet federale amerikane, duke dëshmuar para tyre kundër familjes mafioze Gambino, Gotti-t, Charles Carneglia dhe kundër ish-bashkëpunëtorëve të tij, dëshmi që tronditën thellë Perandorinë e Krimit të familjes mafioze Gambino, të fundmit e Cosa Nostra-s.
Pas kësaj ai botoi dy libra dhe një film.
“Unë nuk jam nga mafia italiane, unë jam shqiptar që në një kohë mori nën kontroll disa gjëra që ndodhën në Amerikë. Është e rëndësishme për mua që shqiptarët të dinë historinë e vërtetë çfarë ndodhi në libër e në film, ka dhe dëshmitarë të cilët i kam lënduar qëlluar apo vrarë ndonjë pjesëtar të familjes e të cilët flasin për ndryshimin e jetës time, çfarë kam bërë atëherë e çfarë po bëj tani,” u shpreh John Alite në një prononcim për Klan Kosova.
Kjo është hera e parë në Kosovë. John Eduard Alite është me prejardhje nga Gjirokastra. Pasi pranoi të bashkëpunonte Alite u lirua nga burgu me kusht, me statusin e të penduarit dhe me statusin e mbrojtjes së dëshmitarit, duke mos i bërë kështu dhjetë vitet burg, që ai u dënua fillimisht.
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...