Google ADS

“Mafia energjetike”, LDK me akuza të rënda për energjetikën

11:53 | 23 Gusht 2024
R J

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Visar Azemi, gjatë një konference për media, ka folur për aktakuzën ndaj ish-drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqit, i cili u arrestua me 19 prill 2023, raporton Arbresh.info.

Ai ka thënë se vetë instalimi i Krasniqit në krye të KEK-ut ka qenë problematik.

“Prokuroria speciale e Republikës së Kosovës. ka ngritur një aktakuzë ish-drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, i cili u arrestua më 19 prill 2023. Siç e thotë edhe aktakuza, ky njeri nga 15 shtator 2021 e deri më 19 prill 2023 ku edhe është arrestuar në cilësi të personit zyrtar, ka kryer veprën penale “ Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, vetë instalimi i tij në krye të KEK-ut ka qenë problematik, sepse këtë person e solli partia në pushtet, pasi që ai ishte drejtues i Komitetit për Energjinë në Lëvizjen Vetëvendosje”, tha ai.

Tutje, Azemi tha se fatkeqësia më e madhe qëndron se edhe pas arrestimit të tij, “i madh e i vogël nga partia në pushtet e nga qeveria, i dolën në mbrojtje atij duke u përpjekur ta shfajësonin”.

“Ai në këtë pozitë erdhi nga bordi i përkohshëm ku e kishte emëruar Qeveria Kurti. Derisa kjo ishte fatkeqësia e parë, fatkeqësia tjetër ishte se pas arrestimit të tij, i madh e i vogël nga partia e pushtetit nga qeveria, i dolën në mbrojtje atij duke u përpjekur ta shfajësonin.
Deri sa me Martin Berishën bëheshin pazar në dëme të KEK-ut dhe të qytetarëve atje janë negociuar dhe arritur plot 113 tenderë sekret, në vlerë të 100 milionë eurove. Kjo dyshe famëkeqe ka qenë në krye të mafisë energjetike. Që të dy njerëz të pushtetit, që të dy shokë të Albin Kurtit që i kishte vendosur aty e fatkeqësisht që të dy u morën në mbrojtje nga ky i fundit”, theksoi Azemi.

Ndër të tjerat, ai tha se LDK do të vazhdojë të nxjerr cdo dëshmi derisa drejtësia të kryejë punën e saj pa ndikime

“Pra po flasim për mafiozë që shpinën ua ruan kryeministri Kurti dhe pushtetarët, megjithatë, njëri nga ta, Nagipi në këtë rast, ra në gremi dhe po presim që të jetë veç një vegëz, përmes të cilit rrëzohet krejt kjo strukturë mafioze.
Krimi në KEK, e krimi në energji duhet të zbardhet, ne si LDK do të vazhdojmë të nxjerrim çdo dëshmi, derisa drejtësia të kryejë punën e saj pa u ndikuar nga sulmet sistematike të pushtetit, dhe presim që bashkë me mafinë energjetike ,më 9 shkurt të bie ky pushtet popullist dhe i dëmshëm për vendin tonë” përfundoi ai./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme