Qytetet më të mëdha të Spanjës, siç janë Madridi dhe Barcelona, do të vazhdojnë me një regjim të kufizuar lëvizjeje krahasuar me pjesën tjetër të vendit. Në Portugali po bëhen plane për rihapjen e plazheve, ndërsa në Greqi pushuesit mundën ta prekin bregdetin që këtë fundjavë.
Qeveria spanjolle i ka mohuar sërish rajoneve të Madridit dhe Barcelonës kërkesën për heqjen graduale të masave kufizuese kundër pandemisë.
Ndërsa gjysma e vendit prej fillimit të javës po përfiton nga një jetë më e lirë publike me biznese dhe bar-restorante të hapura, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në kryeqytet mbetet i lartë rreziku i infeksionit.
Sipas koordinatorit të emergjencave shëndetësore, planifikohet që Madridi dhe Barcelona të avancojnë javën tjetër në fazat e hapjes kundër koronavirusit.
Në gjithë vendin numri i të diagnostikuarve me covid ka arritur 230 mijë, mbi 27 mijë janë viktimat.
“Rajoni i Madridit ka bërë përmirësime të mëdha, por duhet të kemi parasysh se ishte ai rajoni nga ku u përhapën shumica e rasteve, dhe vazhdon të regjistrojë shumicën e të infektuarve përditë, së bashku me rajonin e Katalonjës.”
Në fqinjin jugor, ndërkaq, në Portugali, bilanci i pandemisë është 10-fish më i ulët për sa i përket infeksioneve.
Vendi pritet të hënën të hyjë në fazën e dytë të betejës me pandeminë, duke rihapur restorantet, kafenetë, muzetë dhe shkollat për disa grupmosha.
Për plazhet portugeze, si datë e pritjes së qytetarëve është njoftuar 6 qershori.
Nga shtetet e tjera mesdhetare, Greqia priti të shtunën pushuesit e parë në mbi 500 plazhet e veta. Temperaturat në vend këtë fundjavë parashikohet të arrijnë 40 gradë Celsius, ndërsa plazhistët do duhet të mësohen me rregulla strikte të distancimit fizik, me çadrat katër metra larg njëra-tjetrës dhe jo më shumë se 40 persona për 1 mijë metra katrorë.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...